Vrasja në Vlorë

Opinion

Shoqëria përballë krimit fiton

12 Maj 2021, 16:57| Përditesimi: 12 Maj 2021, 17:39

  • Share

Java e krimit! 4 viktima:  Dy vrasje me pagesë, Vlorë-Elbasan. Një brenda familjes- Elbasan Një brenda shoqërisë së ngushtë -Tiranë

Para pak, nga Durrësi prokurori përgjithshëm deklaron se të hetohet duhet kohë. Patjetër dhe kjo është 100 % e vërtet. Por kjo nuk thuhet duke qeshur para kamerave!!! Është lapsus i rëndë.

Po sikur qytetarëve tu duhet kohë të paguajnë taksat, me çfarë do e merrni rrogën ju zotrinjë!!! Por shqiptarët se braktisën shtetin as në 1997, ndaj reflektoni.

Policia? Edhe sikur skuadrat më të mira të policisë së botës të vinë këtu, krimi do lajë sërish hesape.

Ajo që s’duhet të bëj krimi është të tmerroj policinë e të përhap panik. Për çfarë e mbani FNSH-n nëpër reparte, të ruani godinat!!!

Nxirreni në terren z. Ardi Veliu. Sot nxirre, nesër është vonë. Po Renean?

Këto forca elitë s’janë roje godinash, janë forca që kur i sheh krimi bënë me nder shurrën nga frika.

Çdo krim me makina me xhama të zinjë!  Parlamenti bëri një ligj, xhamat e zinj shiten me lekë, krimi ka gjithmonë para.

Çdo krim me makina të vjedhura Çdo krim në drejtim të paditur autorët. Zjarrfikësja o shuan flakët o lanë njollat e gjakut. Ora policore????

Lagjet vazhdojnë janë geto. Shihi telefonatat në sallën operative jo vetëm tiranë, ndoshta tërë ditën por nise nga pas orës 10.

Qytetarët janë marrë peng nga lokalet e drogës, prostitucionit, e zhurmës pa limit!

Parkimet e lacave aty ku kaloni Ju, Unë, të gjithë ne, tashmë janë 24-orëshe. Targat me numrat e fatit apo djallit, kanë nisur të sfidojnë edhe eskorta diplomatësh, se qytetarët i ngrenë zgupthi ke vijat e bardha e rrugë kalime për këmbësor.

Në rrugët e vendit, nuk udhëton dot ose udhëton i tmerruar.

Shofer diletant, delirant, të gjithë nën hundën e policisë rrugore, të nxjerrin nga rruga, presin rrugën, parakalojnë sikur u ke bërë nënën dhe do të të vrasin.

A mundet një njeri i vetëm a kryepolic ta rregullojë? JO.

Por imagjinoni pak një polic në skenë krimi ja fut vrapit, një polic që demoralizohet nga kolegu që është pjesë e krimit e shefi që jo vetëm darkon me krimin por ka dhe aksione.

Nëse rrokada në polici prek të paudhët, bëjeni tani. Por nëse policia s’mundet dot më aleati juaj është qytetari jo krimi. Pasi nesër krimi do ju vërë para edhe JU.

Zot ruaji shqiptarët nga ky serial "vrasje për të tërë".

Vrasja e Everest Çaka

Vrasja e Mehmet Qema

Vrasja e Bledar Bircaj

 

Vrasja e Liljana Buzo

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 12/05/2021 18:02

    Ligji me vdekje duhet te kthehet patjeter eshte e vetmja menyre qe te bjere qetesia se nuk jane kaq trima sa duken jo keta kokpalaret

    Përgjigju
  • Bravo: 12/05/2021 17:08

    Bravo z. Rusta. Shkrim me emocion dhe ndjenje, me analize dhe me fakte. Eshte koha per koalicion qytetar kunder krimit. Te lumte pena !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?