Në kërkim nga SPAK për operacionin 'Revanshi', shoqërohet në policinë e Dubait Durim Bami dhe i vëllai

10 Qershor, 16:37| Përditesimi: 10 Qershor, 21:24

  • Share

Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare, informacion i cili pritet të mbërrij në orët në vijim. Mësohet se atje janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe vëllezërit Bami.

Policia Shqiptare është në komunikim për të bërë verifikimet nëse janë Bamët, personat që janë ndaluar. Aktualisht, burimet bëjnë me dije se po bëhet verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve nëse ka përputhje me të dhënat që ka dërguar.

Kjo e fundit gjatë javës që kaloi ka dërguar informacione mbi vendet që dyshohet se fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Konkretisht në kuadër të operacionit ‘Revansh’ Durim Bami akuzohet se kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu Durim sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 11/06/2024 06:10

    KUSH KA BERE KRIME TE DENOHET NE SHBA,,,TE BEHET NJE MAREVESHJE ME SHBA,,,QE TE EKSTRADOHEN ATJE DHE TE VUAJNE DENIMIN ATJE,,,KUSH KA VRARE ATA E DENOJNE ME VDEKJE...KJO ESHTE ZGJIDHJE.....I THEMI ULSIUT TE SHIKOJE KETE MUNDESI,,,DO I JEMI MIRENJOHES PERJETE AMERIKES....

    Përgjigju
    • Pidhizi: 11/06/2024 09:49

      Te dergojm edhe ty me merrveshje ne Honololu! Qa jeni aq popull idiot , komunist! Beni infrastrukturen se mbetet akoma me kuaj dhe karroca

  • Copa: 10/06/2024 20:31

    Po atje ne dubai te gjithe ne nje lagje rrine keta?

    Përgjigju
  • XXX: 10/06/2024 18:55

    Duan Enverin kta tjua shkerdhej loket

    Përgjigju
  • Besi: 10/06/2024 17:07

    u vertetua lidhja e bameve me Sidin per vrasjen e Brilantit

    Përgjigju
    • per Pro: 10/06/2024 19:53

      Sidi eshte rrahur per ceshtje kultivimi kanabisi nga grupi i Brilantit dhe qe atehere kerkoi aleanca ne Nikel qe te realizonte hakmarrjen per prishjen e imazhit te biznesit me Gentian Bejtjan jo me Bamet

    • Pro: 10/06/2024 18:26

      Si u vertetu? Ne dubai eshte guysma e krimineleve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?