Shoqërimi i gazetarit të Report Tv Elvis Hila nga shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje ka sjellë reagimin edhe të kolegëve të tij gazetarë që ishin në vendin e ngjarjes, të cilët i dalin në mbrojtje dhe i kërkojnë llogari Qullhajes se për çfarë arsye po e shoqërojnë.
'Për çfarë po e shoqëroni', i thotë gazetari policit të rendit, i cili me arrogancën e tij përgjigjet "Do të jap hesap ty unë. Po bëj punën time". Gazetari i kërkon të shoh bexhin e policit dhe të mos bëjë të fortin me ata që po bëjnë thjeshtë punën e tyre, por nga ana e policit të rendit vijon e njëjta arrogancë dhe indiferentizëm duke thënë se "Nuk jap asnjë lloj intervistë, flasim nëpërmjet zëdhënëses".
Debati i shefit të rendit me gazetarin, kolegun e Elvis Hilës gjatë momentit të shoqërimit të tij.
Gazetari: Për çfarë po e shoqëroni?
Shefi i Rendit: Më kërkon mua hesap ti?
Gazetari: Për çfarë po e shoqëroni
Shefi i Rendit: Kush je ti që të flas?
Gazetari: Gazetar jam
Shefi i Rendit: Edhe do të jap hesap ty unë. Po bëj punën time
Gazetari: Kush është puna jote, pse po ikën? Për çfarë e shoqëron o zotëri? Pse po largohesh? Cila është arsyeja, a mund ta shikoj bexhin, mund ta di kush jeni? Mos më prek se nuk të prek
Shefi i Rendit: Nuk të kam prekur
Gazetari: Kush është arsyeja që shoqëroni një gazetar
Shefi i Rendit: Më jep dokumentin
Gazetari: Po ta tregoj unë dokumentin. Kush është arsyeja që shoqëroni gazetarin? Ju lutem mu përgjigj? Do të bësh të fortin me gazetarin?
Shefi i Rendit: Nuk jap asnjë lloj intervistë, flasim nëpërmjet zëdhënëses.
Lajmi kryesor: