Ervis Martinajn dhe Jeton Lami

Shoqëroi Ervis Martinajn pak para se të zhdukej, prokuroria mbyll hetimet për Jeton Lami! Fjalët e para të ish policit: E takova rastësisht, s'kam lidhje me zhdukjen

17 Shkurt 2023, 12:56| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 17:07

  • Share

Ish agjenti i policisë Jeton Lami, i cili shoqeronte bosin e lojrave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej do të përballet me akuzen e "Shpërdorimit të Detyres". Pas 6 muajve prokuroria e Kurbinit  ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë çështje, duke i komunikuar akuzen ish-agjentit të Forcës Operacionale, ndërsa sipas ligjit brenda afatit 10 ditor avokati i të akuzuarit duhet të paraqesë pretendimet e tij e më pas dosja do të dërgohet për gjykim.

Jeton Lami nuk ka pranuar që të dëshmojë para prokurorëve rreth asaj që ai di për Ervis Martinajn.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se për herë të parë Jeton Lami ka folur por ka dhënë shumë pak shpjegim për akuzat. Teksa ka refuzuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt, Lami ka nënvizuar se me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohonin miqësinë e ngushtë.

Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton lami ka thënë se ëhstë takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.

Jeton ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa prokuroria ka shtyrë edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë Jeton Lami. Ky i fundit bëri kërkesë në Apel për t'u liruar nga burgu, por gjykata e refuzoi. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 24 gusht nga policia e Lezhës.

Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/02/2023 00:12

    Per profesionin qe ke, shoqeri interesante paske zgjedhur! Me e bukura eshte qe para prokuroreve, perdridhesh si ngjale e mberthyer ne derrase gati per t'u rrjepur.E mohon miqesine e ngushte,por ama ke 10 vjet qe njiheni dhe fakti qe brenda dy ditesh e ke shoqeruar dy here,tregon tre gjera:1-besimi qe ka patur nje si Martinaj tek ju,dhe ky besim ka qene kaq e madhe sa e ke tranportuar e shoqeruar dy here,sepse ose 2-je mik besnik, ose sepse 3-ke treguar besnikeri prej roje te punesuar prej tij.Cilado te jete e verteta,besimi e besnikeria nuk eshte nje gje qe lind natyrshem,sidomos mes kriminelesh,sepse eshte ceshtje jete a vdekjeje,do kohe te krijohet e te testohet,le te themi 10 vjet ne rastin konkret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?