Shoqëroi në komisariat Berishën në vitin 2000! Kush është kryepolici i ri i Shkodrës

30 Mars 2019, 20:21| Përditesimi: 1 Prill 2019, 12:39

  • Share

Niko Brahimaj, u emërua këtë të shtunë drejtor i Policisë së Shkodrës në një situatë jo të zakontë në kryeqendrën e Veriut. Vetëm ditën e sotme dy vëllezër u vranë në një atentat mafioz në pragun e shtëpisë së tyre në lagjen “Guerile”. Mbi 10 të ekzekutuar në 8 muaj vetem në qytetin e Shkodrës, të vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për disa grupe të fuqishme kriminale në fushën e drogës, prostitucionit, siç janë anëtarë të fisit Bajri, skema fajdesh e gjobvënësish, me dhjetëra të arrëstuar por sërish me krimin në rrugë që nuk rresht së shënuari viktima.

Niko Brahimaj, ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit. Së fundmi ishte drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku nuk ka hezituar të shprehë hapur edhe në një takim të fundit kritikat për Policinë e Vlorës sa i përket luftës anti-kanabis. Ka mbajtur detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale, që ka në varësi edhe forcat elitë të Policisë së Shtetit, RENEA-n.

Ai njihet edhe për ngjarjen e 20 Nëntorit të vitit 2000, ku një skuadër e drejtuar nga prej tij shoqëroi në polici Sali Berishën në atë kohë kryetar i opozitës së athershme, pas djegies së komisariatit të Tropojës. Niko Brahimaj mbante postin e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, në kohën kur në krye të saj qendronte Bilbil Mema. Në vitin 2005, pak muaj pasi Berisha erdhi në pushtet, Niko Brahimaj u transferua në Policinë e Tropojës. Në vitin 2013 Niko Brahimaj u rikthye  ku drejtoi Policinë e Lezhës.

Të shumta detyrat e tij, por Shkodra duket se do të mbetet sfida më e madhe. Një qytet që duket se është kthyer në strehën e keqbërësve dhe që ndër vite ka “ngrënë” kokat e shumë drejtuesve të policisë. Atentati i dyfishtë ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali çoi në shkarkimin e kryepolicit të Shkodrës, Vehbi Bushati. Më herët në këtë qark ka qenë edhe Gjovalin Loka, drejtues që u duk se bëri goditje të forta në fushën e grupeve që merreshin me trafik droge, por nuk kaloi shumë dhe ai lëvizi në një detyrë të rëndësishme, sic është posti aktual i zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, krahu i djathtë i kryepolicit Ardi Veliu.

Policia e Shkodrës është drejtuar edhe nga Alban Çela, dhe drejtues të tjerë me emër, të cilët nuk kanë qëndruar më shumë se dy vite në këtë detyrë.

Edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sot nga Shkodra ku mbërriti pas ngjarjes së rëndë, shprehu besimin, se si një ndër drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Niko Brahimaj do të çojë drejt zgjidhjes së situatës së vështirë në Shkodër. Atentati i sotëm në qytetin e Shkodrës dyshohet se erdhi në valën e nje serie krimesh që bazën e kanë në një hakmarrje, luftë mes fiseve Lici dhe Bajri.

Djali dhe njëheresh nipi i dy vëllezërve të vrarë, Astmer Bilali është arrestuar si anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër në kuadër të operacionit Oazi, ndërkohë që ka qenë i dyshuar për disa ngjarje në Shkodër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 31/03/2019 10:49

    Niko eshte polic ne kuptimin e mirefillet te fjales por ne Shkoder ka dy menyra per ta goditur krimin osé Duke è shkrire te dy komisariatet osé Duke krijuar nje grup task force qe te veproje I shkeputur nga policia e Shkodres. Sa per shoqerimin e Berishes ne 2000 ishte nje veprim I kordinuar me Ilir Meten te cilin PS qe atehere e akuzonte per bashkepunim me Berishes.

    Përgjigju
  • Beni: 30/03/2019 22:57

    O njerez jane arrestuar dhe denuar me burgim te perjetshem mafiozet me te medhenj te botes sicili palermo napoli,po te doje shteti keta te shkodres jane shume morra

    Përgjigju
  • Raku: 30/03/2019 22:41

    Po ti japim kohe drejtorit te ri, te shpresojme se do zgjidhi problemet ne sh, zor shume e ka

    Përgjigju
  • Justice: 30/03/2019 21:45

    Niko eshte per drejtor policie,lereni te beje detyren ashtu si di ai dhe pastaj flasim per rezultate.Niko eshte burre 400.

    Përgjigju
    • Justice: 01/04/2019 22:46

      Pikerisht.jam i sigurt qe nuk do e lene.

    • Berti: 30/03/2019 22:37

      Ti mendon se do e lere politika te punoje Niko Brahimin? Harroje!

  • rroku: 30/03/2019 21:08

    Niko eshte speciallist i zoti.....

    Përgjigju
    • Gonl: 30/03/2019 23:19

      Niko brahimi miku ngusht me ardjan capja mendojeni vet tani cfar eshte.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?