Parashqevi Simakun dhe Rita Ndoci

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia në komunizëm

18 Dhjetor, 10:27| Përditesimi: 18 Dhjetor, 11:25

  • Share

Artistja Rita Ndoci, ka folur për njohjen me këngëtaren Parashqevi Simakun, shëtitjet dhe festivalet e tyre.

Ajo tregoi si sillej regjimi me artistët para viteve 1990, ku sipas saj pa pasur mbështetje të fortë në atë kohë, nga funksionarë të Byrosë Politike, artistët nuk kishin përkrahje dhe të ecnin përpara.

'Unë mendoj që pa pasur mbështetje të fortë edhe më funksionarët e funksionaret, ne nuk do kishim aq shumë përkrahje.

Parashqevinë e adhuronte një anëtare e Byrosë Politike dhe ajo kishte përkrahje. Unë kam pasur mikeshë vajzën e një anëtari te Byrosë. Ne i kishim krahët e mbuluar. Unë kam mbijetuar dhe jam përshtatur në mënyrën më të tmerrshme atij sistemi.

Unë jam e para që kam imituar Nexhmije Hoxhën në 1988-ën, kur isha në konvikt. Që ata që e dëgjonin mund të bënin 8 vjet burg dhe unë mund të përfundoja në pushkatim.

Që ta bësh këtë duhet guxim. Kur erdhi Parashqevia pastaj nuk e kam imituar më sepse kisha frikë nga njerëzit që e rrethonin. Edhe jam ruajtur në disa gjëra.

Rita Ndoci foli dhe për situatën e Parashqevisë aktualisht, ku tha se me videot e publikuara asaj i është cenuar privatësia.

"Parashqevia ka vendosur vetë që ta presë të birin në atë stacion treni, mbase deri sa t’i dalë shpirti. Por këtë që po ndodh, unë e vuaj bashkë me të. Asaj iu cenua komplet privatësia. Pse këndoi ajo aty fshehur?'Mund të ketë pasur edhe njerëz që e kanë vënë re dhe kanë kaluar. Ajo mënyrë e të bërit nder, për mua është më poshtëruese. Për mua Parashqevia është e vrarë dy herë. Shoqëria shqiptare m’u duk si fletërrufe e ’74-ës që lexonim ne kundër artistëve, figurave të shkolluara.

Nëse do më jepet mundësia tani, do bëja një telefonatë mes kolegesh me Parashqevinë. Do t’i thosha: “Parashqevi, ti i ke arritur të gjitha qëllimet e tua! Por ndoshta ka ardhur që për gjërat që nuk i arrin, ta kalosh situatën, të forcosh veten, shpirtërisht, psikologjikisht për ta përballuar edhe atë dështim. Kjo është forca njerëzore. Nuk ka rëndësi si biem, rëndësi ka si ngrihemi. Ti duhet të ngrihesh, e t’ia dalësh për veten, por edhe për djalin”, tha ajo. /Dritare.net

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit DAUTAJ: 18/12/2024 16:52

    Ju lejoni Joriden te përbalti dhe njollosi nje fermer qe fatkeqesia familja e ka munduar dhe lene ne mes 4 rrugeve dhe mbijeton. Kjo si redaksi i sherbeni dikujt por jo demokracise se fjales qe Jorida ka te drejte te flasi per Parashqevine deri aty ku nuk crochet figura dhe personi. Ne se mundte Parashqevia do ta dergonte Joriden per ne gjykate.

    Përgjigju
    • Sigurimsi: 18/12/2024 18:23

      Rita, pse se thu troq, si ne ate kohe si ne kete kohe po sja more dikujt ne goj s’bo perpara. Dhe nuk esht turp, kshu esht ngrit Bota

  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?