Shoqja i ndërroi jetë nga aksidenti fatal në Kamëz, 19 vjeçarja i bën dedikim prekës: S'e pranoj dot humbjen tënde! S’mund të na ndajë as ajo natë e zezë

7 Dhjetor 2020, 09:15| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 11:43

  • Share

Një aksident fatal ka ndodhur të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, si pasojë e të cilit ka vdekur 22-vjeçarja Alida Spahiu ndërsa e plagosur 19-vjeçarja Deni Doku, e cila ishte dhe shoferja e SMART-it që u përplas me një tjetër makinë.

19 vjeçarja i ka bërë një dedikim mikeshës së saj që ka ndërruar jetë, ku shkruan se nuk e pranon dot humbjen e saj, ndërsa e ka quajtur ditën e aksidentit si të "zezë".

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan ajo.

2 vajzat, pas aksidentit janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.

Komento

Komente

  • Telefoni: 07/12/2020 15:39

    I ndrittë shpirti vogëlushes...Njerëz, mos përdorni kto mut telefonat në makinë. Mallkuar qoftë kush i shpiku kto pajisje të ndyra. Asnjë vlerë nuk kanë shtuar në shoqëri, përveç hallakatjes.

    Përgjigju
  • Tirona: 07/12/2020 15:16

    Hudh ne gjygj qeverine se ajo ja mori jeten nje vajze kaq te bukur dhe te pafajshme nese qeveria do te kishte vendosur tabelat e qarkullimit ne kryqezim te rruges Ju moj vajze do te isht sot sebashku me shoqen tuaj te ndjere duke pire kafen e mengjezit.......

    Përgjigju
    • profesori: 07/12/2020 19:11

      @ TIRANA me duket se e ke marr patenden kot,a e di ti n,q,s nuk ka tabela respektohen rregulla te tjera si :kahu i kundert ( ne kete rast nuk esht respektuar )

  • Shiku: 07/12/2020 10:45

    Po normal se behen aksidente. Dojn te bejn video ne tiktok e te ngasin makinen ne te njeten koh. Nuk e kuptojn se makina esht nji arm vdekjeprurse! Prandaj mor njerz thirrni mendes mos shisni mend se jeni te shkatht ecni me kujdes.. zoti ka thene kujdesu pak se kujdesem un shum per ty!

    Përgjigju
  • Ema: 07/12/2020 10:11

    U preft ne paqe paqe po shoferes i ka hikur timoni nga duart duket qart si ka kaluar ne korsin tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?