Sport

Shoraj i surprizon të gjithë, ngjitet në podium dhe i siguron Shqipërisë medaljen e tretë në Europianin e Peshëngritjes

11 Prill 2019, 19:02| Përditesimi: 11 Prill 2019, 20:34

  • Share

Shqipëria ka siguruar medaljen e tretë në kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Gjeorgji pasi Krenar Shoraj, sportisti që garoi ditën e sotme në kategorinë 89 kilogramë, ka siguruar vendin e tretë në stilin e shtytjes.

Shoraj fillimisht ngriti 195 kilogramë në provën e parë, ndërsa më pas me dëshirën për të fituar medalje në dygarësh provoi 200 dhe 201 kiligramë, por të dy provat rezultuan të pasukseshme. Gjithsesi mjaftoi kaq për të siguruar vendin e tretë në shtytje dhe për të fituar medaljen e bronxtë.

Ndërkohë në shkëputje, ashtu si në shtytje, Shoraj bëri mirë vetëm në provën e parë, ku ngriti 155 kilogramë, ndërsa në dy të tjerat dështoi. Për fatin e keq në këtë rast nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar madalje, ndërsa në dygarësh Shoraj e përfundoi garën me 350 kilogramë, duke u renditur i gjashti.

Më herët gjatë kampinatit Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes, ndërsa Erkand Qerimaj ka fituar të bronztën në stilin e shkëputjes.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klasa puntore: 12/04/2019 18:18

    Hallall jua boft zoti. Te pakten te degjohemi dhe per lajme te mira.

    Përgjigju
  • Bravo: 12/04/2019 12:52

    Urime,por Medalja e 5_te..,ne total,3=Calja,1=Qerimaj,1=Shoraj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?