Trofeu i Champions League

Short Championsi me inteligjencë artificiale, frikë për hakerim! CEO i kompanisë: Kemi rritur nivelin e sigurisë

29 Gusht, 14:21| Përditesimi: 29 Gusht, 14:33

  • Share

Sot, duke nisur nga ora 18:00, do të hidhet shorti i formatit të ri të Champions League, që është edhe kompeticioni me nivelit më të lartë të konkurrencës në Evropë. Mirëpo shumë pikëpyetje ka nga tifozët sesi do funksonojë ky short, teksa aktualisht ka edhe frikë për manipulimin e tij.

Në fakt tejet përcaktuese do jetë goglat e vazos së parë, pasi më pas rivalët do përcaktohet nga inteligjenca artificiuale, ose e thënë ndryshe nga një kompjuter. Kjo pasi siç dihet nuk do lejohen përballje mes dy skuadrave të një shteti në këtë fazë.

Kur jemi pak orë para shortit mediat ndërkombëtare po flasin rreth një frikë që mund të ketë për manipulimin e shortit. Më konkretisht frika ekziston për hakerimin e softuerit të ofruar nga ‘AE Live’, një kompanie IT me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në orët e fundit kjo kompani siguron se ka rritur të gjithë nivelet e sigurisë, teksa CEO David Gill për ‘Daily Mail’ është shprehur: “Ne kemi marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar që gjithçka të jetë e sigurt. Po e trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht, pasi është një temë delikate”.

Një tentativë hakërimi për shortin u identifikua për Kupën e Botës në Katar, ndaj sinjalet se mund të ndodhë edhe sot nuk janë më kot.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?