Giorgio Chellini

Sport

Shorti i Euro 2024, Chiellini: Jam i lumtur që Shqipëria arriti të kualifikohej për në europian, kam shumë miq shqiptarë

11 Dhjetor 2023, 16:28| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 16:31

  • Share

Legjenda e Juventusit dhe e kombëtares Italiane Giorgio Chiellini ka komentuar shortin e Italisë për Euro 2024, duke e konsideruar Shqipërinë si një ekip “mik”.

Ai u shpreh shumë i lumtur që Shqipëria arriti të siguronte pjesëmarrjen në Euro 2024, duke thënë se ka shumë miq shqiptarë.

“Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë.

Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cilësuar si grupi më i fortë i Euro 2024, pavarësisht se situata duket pesimiste për “azzurët”.

Ai ka vlerësuar Donnarumma-n si një portier të mrekullueshëm, Bastonin si një mbrojtës fantastik dhe Verrattin me Chiesan si tepër të talentuar në mesfushë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?