Ylber Ramadani

Shorti i 'Euro2024', Ramadani preferon përballjen me dy ekipe ‘big’ por e pamundur

2 Dhjetor 2023, 11:31| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 11:35

  • Share

Ndër protagonistët kryesorë të kualifikuesve të “Euro2024” Ylber Ramadani, i cili ka elektrizuar tifozët e Kombëtares Shqiptare me lojën e tij, është shprehur se do preferonte që në Gjermani, Shqipëria të ndeshej me ekipe si Italia, Zvicra apo edhe Gjermania.

Gjatë një konference për mediat para ndeshjes me Bologna-n, mesfushori i Lecce-s u shpreh i bindur se tashmë Kombëtarja është në ekip i fortë dhe premtues.

“Do të më pëlqente të kisha në grup Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Është hera e dytë që ne kualifikohemi në një Evropian, është një mundësi e shkëlqyer. Kemi me të vërtetë një skuadër të fortë, kemi 7-8 lojtarë që luajnë në Serie A. Për mua është një ëndërr, që kur isha i vogël kjo ka qenë ëndrra më e madhe”, u shpreh Ramadani.

Por dëshira e mesfushorit kuqezi është e pamundur, pasi Italia dhe Zvicra janë bashkarisht vendosura në vazon e katërt, vetëm me një nga këto dy ekipe mund të përballet.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?