Është hedhur sot nga UEFA shorti i Europa League, që ka rezervuar grupe të vështira dhe që përbëjnë kuriozitet për disa skuadra. Përshembull në grupin A Arsenal është favorit absolut, por dy ndeshje janë të rezervuara përballë holandezëve të PSV-së.
Sa u përket shqiptarëve në Europa League Roma e Marash Kumbullës dhe Jose Mourinhos do luajë kundër Ludogorets, Betis dhe Helsinkit, ndërsa Lazio e Elseid Hysajt është shortuar me Feynord, Midtjylland dhe Sturm Grac. Më të vështirë padiskutim do ta ketë Regi Lushkja, i transferuar te Sherif Tiraspol. Këta të fundit bëjnë pjesë në grupin sëbashku me Manchester United, Real Sociedad dhe Omonios.
GRUPI A: Arsenal, PSV, Bodo/Glimt, Zyrih.
GRUPI B: Dinamo Kiev, Rene, Fenerbahçe, AEK Larnaca.
GRUPI C: Roma, Ludogorets, Betis, Helsinki.
GRUPI D: Braga, Malmo, Union Berlin, St. Zhilliose.
GRUPI E: Mançester Junajtid, Real Sociedad, Sherif, Omonoia.
GRUPI F: Lacio, Fejnord, Midtjylland, Sturm Grac.
GRUPI G: Olimpiakos, Karabag, Fraiburg, Nant.
GRUPI H: Crvena Zvezda, Monako, Ferençvarosh, Trabzonspor.