Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të Europa League ku ashtu siç pritej do ketë përballje mjaft interesante. Favoritët e Manchester United pasi eliminuan Betisin do përballen me një tjetër ekip spanjoll si Betis.
Sakaq Juventusi pasi eliminoi dy ekipe gjermane do ketë dy sfida me Sporting Lisbonën. Nëse ‘zonja e vjetër’ kalon në gjysmëfinale do përballet me fituesin e çiftit Manchester United-Betis.
Dy sfidat e tjera çerekfinale janë Leverkusen-Union SG dhe Roma-Feynord, dy skuadra që sezonin e kaluar diskutuan finalen e Conference League në Tiranë.
Shorti i sotëm
Manchester United-Sevillia
Juventus-Sporting Lisbona
Roma-Feynord
Leverkusen-Union SG