Shorti nga UEFA

Shorti i UEFA Nations League 2023-2024 për vajza, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët

2 Maj 2023, 14:08| Përditesimi: 2 Maj 2023, 14:18

  • Share

Kombëtarja A e vajzave është njohur mesditën e sotme me tre kundërshtarët që do të ketë përballë në Ligën e Kombeve. Shqipëria e trajnerit Armir Grima është shortuar në grupin B1, ku do të përballet me Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e kësaj faze do të nisin në muajin shtator dhe do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe ndeshjet përmbyllëse do të luhen në muajin dhjetor.

Sakaq, për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit do të diskutojnë me homologët e tyre të grupit B1, për të vendosur kalendarin përfundimtar, që do t’i bëhet me dije mediave dhe opinionit publik menjëherë.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C.

Kosova bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Shorti i Nations League

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?