Shorti i kualifikueseve të Champions League

Sport

Shorti i UEFA-s/ Një klub shqiptar në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane

22 Korrik, 08:37| Përditesimi: 22 Korrik, 08:56

  • Share

Një klub shqiptar do të jetë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian këtë sezon. Kjo falë mënyrës sesi është konfiguruar shorti i UEFA-s, ku rrugët e kampiones së Maqedonisë së Veriut, Shkëndijës dhe asaj të Kosovës, Dritës, janë kryqëzuar në mënyrë të favorshme për historinë.

Të dyja ekipet ndodhen aktualisht në turin e dytë të kualifikimeve në Champions League, ku përballen me kundërshtarë të fortë. Shkëndija ndaj FCSB-së rumune dhe Drita përballë gjigantëve danezë të Copenhagenit.

Sipas rrugëtimit të përcaktuar nga UEFA, nëse njëra apo të dyja këto skuadra eliminohen nga Champions League në këtë fazë, ato zbresin në turin e tretë të Europa League. Aty, shorti ka bërë që Shkëndija dhe Drita të ndeshen direkt me njëra-tjetrën, një përballje shqiptare që garanton se një klub me identitet shqiptar do të arrijë të në grupet e një turneu të UEFA-s.

Ekipi që del fitues, do të kualifikohet në “play off” të Europa League, ndërsa humbësi bie në “play off” të Conference League. Në këtë situatë, skuadra që kualifikohet në “play off” të Europa League, në rast fitoreje shkon në grupet e këtij kompeticioni, ndërsa në rast humbje do të shkonte direkt në grupet e Conference League, sipas rregullores së UEFA-s.

Ky konfigurim e bën të sigurt se një klub shqiptar, qoftë Shkëndija apo Drita, do të jetë në fazën e grupeve të një prej garave europiane për edicionin 2025-26.

Rruga drejt përballjes Shkëndija - Drita

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?