Liga e Kombeve

Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve

20 Nëntor, 17:44| Përditesimi: 20 Nëntor, 17:51

  • Share

Liga e Kombeve zhvilloi ndeshjet e fundit dhe tanimë panorama është e qartë sa u përket tetë skuadrave që do garojnë në çerekfinalet e marsit 2025, skuadrave të ngjitura apo rrëzuara nga liga në ligë.

Gjermania dhe Spanja rezervuan vendet e tyre në çerekfinale pas ndeshjeve të fundit. Dy ish-fituesit e tjerë, Portugalia dhe Franca vulosën vendet e tyre në ndeshjen e 5-të së bashku me Italinë dhe Holandën. Kroacia dhe Danimarka kompletuan vendet në paraqitjet e tyre të fundit.

Çiftet çerekfinale dhe ato të play-off do të mësohen në shortin e së premtes, i cili do të mbahet në Nyon të Zvicrës.

Katër fituesit e grupit të Ligës A do të vendosen në vazon 1. Katër nënkampionët formojnë vazon 2 dhe zgjidhen të parët. Ekipet e vazos 1 hidhen në short më pas, me kufizimin që fituesit e grupeve nuk mund të ndeshen kundër nënkampionëve me të cilët janë përballur tashmë gjatë fazës së ligës.

Ja të gjitha vendimet pas ndeshjeve të fundit:

Liga A

Të kualifikuar në çerekfinale: Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Kroacia, Italia, Holanda dhe Danimarka.

Në play out kundër të dytës së Ligës B: Skocia, Belgjika, Hungaria dhe Serbia.

Zbresin në Ligën B: Polonia, Izraeli, Bosnja dhe Zvicra

Liga B

Promovimi në Ligën A: Republika Çeke, Anglia, Norvegjia dhe Uellsi.

Në play-off kundër skuadrave të vendit të tretë në Ligën A: Ukraina, Greqia, Austria dhe Turqia.

Në play out kundër të dytave të Ligës C: Gjeorgjia, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda.

Ka zbritur në Ligën C: Shqipëria, Finlanda, Kazakistani dhe Mali i Zi.

Liga C

Promovohet në Ligën B: Suedia, Rumania, Irlanda e Veriut dhe Maqedonia e Veriut.

Në play-off kundër skuadrave të vendit të tretë në Ligën B: Sllovakia, Kosova, Bullgaria dhe Armenia.

Në ndeshjet play out kundër të dytave të Ligës D: Letonia dhe Luksemburgu.

Zbritja në Ligën D: Azerbajxhani dhe Lituania.

Liga D

Promovimi në Ligën C: San Marino dhe Moldavia.

Në play-off: Gjibraltari dhe Malta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?