Vazot e Euro 2020

Shorti në 30 nëntor, rrezik për grupe “ferri” në Euro 2020, ja ndarja në vazo

20 Nëntor 2019, 11:37| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 11:43

  • Share

Uellsi ishte skuadra e 20-të që siguroi kualifikimin për në Euro 2020 ndërsa tashmë është bërë edhe ndarja nëpër vazo e ekipeve të kualifikuara. Ndërkaq katër ekipet e fundit që të plotësohet kuadri me 24 ekipe do të dalin nga play-off e Ligës së Kombeve ku një mundësi të artë ka edhe Kosova.

Deri sa të bëhet një konfirmim zyrtar edhe nga Uefa kemi këtë ndarje të 20 skuadrave të kualifikuara në 4 vazo me nga 6 ekipe. Në vazon e parë janë ato ekipe që i fituan grupet respektive në fushatën kualifikuese dhe këtu bëjnë pjesë:

Vazo 1: Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Spanja dhe Ukraina.

Edhe në vazon e dytë bëjnë pjesë disa fituese grupi.

Vazo 2: Holanda, Franca, Rusia, Zvicra, Polonia dhe Kroacia.

Vazo 3: Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Çekia, Suedia.

Vazo 4: Finlanda, Uellsi dhe katër fitueset e play-off të Ligës së Kombeve.

Në shortin që do hidhet më 30 nëntor në Bukuresht pritet të ketë edhe grupe “ferri” duke parë që ekipe si Franca e Holanda janë në vazon e dytë apo edhe kampionët në fuqi të Portugalisë në vazon e tretë. 20 ekipet e kualifikuara për në Euro 2020 janë ndarë në 4 vazo në prag të shortit të fazës finale. Priten edhe grupe ferri duke parë Francën në vazon e dytë apo Portugalinë në të tretën. Shorti do të hidhet më 30 nëntor ndërsa shansin e ka edhe Kosova nëpërmjet play-off të Ligës së Kombeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?