Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri në një reagim pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së kërkon që ta trajtojnë çështjen me prioritet dhe me profesionalizëm.
Reagimi i Orjola Pampurit:
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.
Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.
Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzit.
Lajmi kryesor:
Lufta për vulën e PD, zbulohen gjyqtarët që do e gjykojnë në Apel, Bardhi: T’i japë fund absurdit që vijon prej 2 vitesh! Zvarritja dëmton opozitën
B.K/ReportTv.al