Paraditën e sotme në Presidencë u hodh shorti për anëtarët e rinj të KED. Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se shorti i zhvilluar ishte transparent.
“Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri! Emrat që përfaqësojnë 6 institucione të sistemit të drejtësisë (VIDEO)
K.T./ReportTv.al