Sport

Shorti në Kupat e Europës, Duka uron klubet shqiptare: Me besim dhe punë e pamundura bëhet e mundur

18 Qershor 2019, 19:27| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 19:29

  • Share

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka uruar klubet e Superligës për udhëtimin në Kupat e Europës menjëherë pas hedhjes së shortit, në ‘Champions League’ dhe ‘Europa League’.

Postimi i Dukës

Suksese #Partizanit, #Kukësit, #Teutës dhe #Laçit në përfaqësimin europian!

Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Dua ti uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm!

Armand Duka

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?