Kombëtarja e basketbollit

Shorti për Euro 2025, rivalët dhe kalendari i kombëtares shqiptare në basketboll

28 Prill 2023, 11:00| Përditesimi: 28 Prill 2023, 11:13

  • Share

Në Munich të Gjermanisë është hedhur shorti i fazës para-eliminatore të Kampionatit Europian për të rritur në basketboll për meshkuj, Eurobasket 2025. Shqipëria ndodhet në Grupin I, bashkë me Rumaninë dhe Sllovakinë. Duelet e para eliminatore do luhen nga datat 19 korrik - 5 gusht të këtij viti. Skuadra që renditet e para në grup do vijojë më tej rrugëtimin në këtë turne.

Dueli i parë i Shqipërisë do luhet në 19 korrik kundër Rumanisë, në Tiranë. Shorti nuk ka qenë me fat për tanët, teksa në dy përballjet e fundit me rumunët kemi marrë po kaq humbje. Veç tyre, edhe Sllovakia është një rival i fortë për kuqezinjtë e koshit.  Shqipëria në fillimin e korrikut do nisë një fazë përgatitore, për të qenë gati për katër duelet e Euro 2025. Veç kuqezinjve, Kosova është shortuar në grup me Danimarkën dhe Zvicrën.

Kalendari i Shqipërisë:

19 korrik, Shqipëri – Rumani

26 korrik, Sllovaki – Shqipëri

29 korrik, Rumani – Shqipëri

5 gusht, Shqipëri – Sllovaki

Shorti i plotë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?