Trajnerët dhe lojtarët e Milan dhe Juventus

Sport

Shorti të premten, në 'play-off' rrezikohet Milan-Juventus! Në 1/8 i pret Interi, të gjithë përplasjet e mundshme

30 Janar, 12:00| Përditesimi: 30 Janar, 12:03

  • Share

Përplasjet e mëdha në ‘play-off’ janë të pashmangshme, pasi Milan rrezikon të ndeshet me një mes Juventusit dhe Feyenord, ndërsa vetë Juve përveç Milanit rrezikon edhe PSV. Shanset janë të mëdha, që kushdo që kualifikohet nga kjo 4-she në 1/8 të përballet me Interin ose Arsenalin. Zikaltërit, të cilët u kualifikuan direkt në 1/8 duke shmangur ‘play-offin’, mund të luajnë ose derbin e Italisë me Juventusin ose derbin e Madoninës me Milanin. Megjithatë është herët dhe kushdo mund të bëjë llogaritë sipas mënyrës së tij.

Më me fat nga ‘play-offi’ për skuadrat italiane është Atalanta. Skuadra e Gasperinit mund të ndeshet me Sportingun ose Club Brugge, ndërsa nëse kualifikohet në 1/8 rrezikon Lille ose Aston Vilën.

Interesant është edhe rrugëtimi i Paris SG, që në play-off do të ketë patjetër përplasjen me një skuadër tjetër franceze pasi dy mundësitë janë Monaco ose Brest. Supozohet se Paris SG, si superfavorite do të kalojë në 1/8 aty ku e pret përballja me një mes Liverpool dhe Barcelonës. E sigurtë është, që me formatin e ri të Championsit, që në ‘play-off’ do të ketë shumë duele të forta, teksa ndeshjet e para do të luhen me 11 ose 12 shkurt, ndërsa të kthimit me 18 dhe 19 shkurt.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?