Sociale

Shpallen fituesit për degën e Mjekësisë, mesatarja e notave për fituesit 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

26 Gusht 2023, 19:17| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 19:25

  • Share

Janë publikuar listat  e maturantëve  fitues të degës Mjekësi e Përgjithshme. Për here të pare risija e këtij vitit ishte hyrja në garë dhe rikthimi i konkursit përmes një testi të informatizuar.

Nga 1813 aplikantë në fillim, 800 janë shkualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës. Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9. ku Rezultatet e testit digjital  janë shpallur elektronikisht e pas përllogaritjes finale për listën e fituesve, sot janë shpallur fituesit.

Maturantët që duan Mjekësinë tashmë detyrohen të punojnë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës, sipas ligjit të miratuar tashmë në Parlament, megjithë kundërshtitë e të rinjve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?