Sociale
Top 24

Shpallen listat, ja kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve/ Datat

30 Mars 2018, 17:16| Përditesimi: 30 Mars 2018, 19:11

  • Share

Ministria e Shëndetësisë shpalli sot listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve. “Pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, u shpallën listat përfundimtare për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurrojnë në 4 qarqe” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Testimi i parë do të zhvillohet të shtunën datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë, Berat. Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirokastër.

Kliko këtu për listat
Lista e Tiranes
Lista Shkodër
Lista Dibër
Lista Lezhë
Lista Kukës
Lista Durrës
Lista Elbasan
Lista Korçë
Lista Berat
Lista Vlorë
Lista Fier
Lista Gjirokastër

 

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?