Dy vëllezër të identifikuar si E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Vaut të Dejës pasi goditën një person me tytën e armës së gjahut.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, 28-vjecarin N. B., banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës,.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.