RTSH

Politikë

U shkarkuan në bllok, Kuvendi hap garën për këshillin e ri drejtues të RTSH (Me mandat të plotë)

18 Shkurt, 13:07| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:38

  • Share

Një ditë pasi parlamenti shkarkoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit, Komisioni i Medias shpalli vakancën për zëvendësimin e 11 anëtarëve.

Kuvendi vendosi 10 ditë afat nga 18 shkurti për paraqitjen e kandidaturave të reja, në mënyrë që RTSH të mos mbetet pa këshill drejtues për një afat të gjatë dhe të mund të zgjedhë drejtorin e ri të përgjithshëm, proces i cili u ndërpre pas shkeljeve që Kuvendi evidentoi në procedura.

PD pranoi propozimin e PS që mandati i Këshillit të ri Drejtues të RTSH të mos jetë mandat plotësues, por të jetë një mandat i plotë 5-vjeçar.

 

Xh.K/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?