Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’. Lea Islamaj është 18 vjeçarja e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës. Islamaj mori votat e jurisë, por njëkohësisht kishte rrëmbyer edhe zemrat e publikut që e votuan si më të vajzën më të bukur shqiptare.
Lea Islamaj ka lindur dhe është rritur në Francë. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në ‘Miss Shqipëria’ dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në ‘Miss France’, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.
Pamela Paja u zgjodh shoqëruese e parë e miss-it, ndërsa Samanta Pajo u zgjodh shoqëruese e dytë e miss-it. Mbrëmja magjike e ‘Miss Shqipëria 2021’ u mbajt në kalanë e Petrelës, e organizuar nga regjisori dhe producenti, Petri Bozo. Ndërsa spektakli u drejtua nga moderatorja Arjola Shehu, që u zgjodh për të tretin vit radhazi si prezantuese e Miss Shqipëria 2021.
Ndërkohë kujtojmë se kurorën e më të bukurës shqiptare në 2020-n e mbante Iliada Bazi.