Shpallet gara për licensën e kazinosë, të interesuarit afat deri më 22 tetor për të aplikuar

28 Shtator 2020, 14:03| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 14:54

  • Share

Dy javë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e zonës ku do të lejohen lojërat e fatit të llojit Kazino në kryeqytet, Ministria e Financave ka shpallur garën pajisjen me licencë . Zona e lejuar është nga rruga "Urani Pano”, tek rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, dhe rruga “Xhorxh Ë. Bush”.

Sipas njoftimit për shpalljen e garës të interesuarit kanë afat deri më 10 tetor për të paraqitur aplikimin e tyre pranë zyrave të AMLF deri në orën 16.30 të pasdites.

Dokumentacioni duhet të paraqitet në gjuhën shqipe, dhe në rast se është në gjuhë të huaj duhet të shoqërohet me përkthimin e vërtetuar shqip.

Ato duhet të dorëzohet në dy kopje origjinale dhe fotokopje, dhe pjesë e dosjes duhet të jenë të gjitha kriteret e përcaktuara në VKM nr. 690 të datës 2 shtator 2020, dhe dokumentet duhet të jenë lëshuar nga institucionet jo më parë se 3 muaj. Ndërsa shqyrtimi i aplikimeve do të nis në orën 9 të mëngjesit pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, më datë 23 tetor 2020, pra një ditë pas mbylljes së garës.

Disa nga kushtet qe çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, duhet të dorëzojë pranë AMLF, që të aplikojë për të fituar të drejtën për tu pajisur me licencë në kategorinë “Kazino”, janë, të jetë shoqëri në republikën e Shqipërisë, duhet të ketë kapital jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të deklarojë burimin e kapitalit që do të investojë në kazino, të ketë përvojë në këtë fushë, të provojnë  që ata së bashku me aksionarët nuk janë në procese gjyqësore, nuk janë dënuar më parë në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal apo doganor dhe një sërë veprash të tjera. Garuesi nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara, apo të jenë debitor ndaj institucioneve shtetërore.

Nga aktiviteti i lojërave të fatit në buxhetin e shtetit arkëtoheshin çdo vit 5.4 miliardë lekë, të ardhura që tani i mungojnë, pasi që nga 1 janari 2019 ato ligjërisht lejohen vetëm kazinotë në hotele me 5 yje dhe resorte.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?