Naim Likometi

Sociale

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët s'kanë pasur asnjë kontakt me të prej mëngjesit të djeshëm 

9 Mars, 11:13| Përditesimi: 9 Mars, 11:15

  • Share

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e tij janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të gjetur ndonjë gjurmë të tij.

Sipas informacioneve, Naim Likometi, i cili është rezident në Tiranë, por zotëron edhe një shtëpi në Ksamil, është larguar nga banesa e tij në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për të. Telefoni i tij celular ka qenë i hapur deri në orën 16:00, por ai nuk i është përgjigjur askujt, dhe më pas aparati është fikur.

Familjarët dhe miqtë e tij bëjnë thirrje për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij që të kontaktojë menjëherë me autoritetet ose me numrat  e familjarëve: 0694575601 dhe  0682190964

Çdo detaj mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: