Glynn Simmons

Shpallet i pafajshëm pasi kaloi gati 50 vite në burg

21 Dhjetor 2023, 22:40| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 01:02

  • Share

Një person që kaloi gati 50 vjet në burg në shtetin amerikan të Oklahomas u lirua në korrik pasi prokurorët e shpallën të pafajshëm. 

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Glynn Simmons, i cili kaloi 48 vjet, 1 muaj e 18 ditë burg për akuzën e vrasjes

“Gjykata jonë ka gjetur prova të qarta dhe bindëse se Simmons nuk e ka kryer krimin për të cilin është dënuar”, ka thënë gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Oklahoma, Amy Palumbo.

“Ky është një mësim për qëndrueshmëri dhe këmbëngulje”, tha Simmons në një konferencë për media pas vendimit të gjykatës.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 22/12/2023 22:14

    Ky eshte nje pisllek i nje te ashtuquajture drejtesi leshi dhe ku mu ne USA....PADREJTESIA FUNKSIONON KUDO,EDHE NE USA.....

    Përgjigju
    • Pran: 23/12/2023 02:34

      Bile ne USA eshte ma e madhe padretjesia se e drejta bote e ndyere

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?