Sociale

Shpallet konkursi turistik “Smile Albania”, Klosi: I kemi statistikat e turizmit, na duhet cilësia

3 Gusht 2018, 18:03| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 18:31

  • Share

Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerësohet edhe me çmim monetar. Nga kampi i të rinjve të Smile Albania, në Velipojë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, lançoi konkursin për promovimin e turizmit shqiptar edhe në rrjetet sociale. #BestSmile dhe #most Liked photo.

Ne kemi një qëllim në projektin Smile që shumë e shumë turistë të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre pranë të rinjve të projektit Smile dhe pikave tona të buzëqeshjes. Prandaj ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” - fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjestarët e projektit Smile.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri Klosi u kërkoi të rinjve që në muajin gusht kur fluksi i turistëve pritet që të jetë shumë më i madh, të rinjtë e projektit të shtojnë aktivitetet informuese dhe aksionet e pastrimit për të dhënë mesazhin se Shqipëria është një erë të re të zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?