Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme. Prengë Ndreca, 21 vjeç, ka shkatërruar makinat e dajave të tij pasi është ishte konfliktuar me to fizikisht.
21-vjeçari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia për t'u hakmarrë i ka vënë zjarrin njërit prej furgonëve dhe ka dëmtuar edhe furgonin tjetër me mjete të forta. Sipas policisë i riu është largua nga Durrësi dhe sipas tyre mësohet të jetë fshehur nga Kamza.
Makina ishte në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip "Ford", në pronësi të shtetasit F. P., të cilët i kishin parkuar pranë banesës.
'Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip "Ford", në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip "Ford", në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.'- njofton policia.