Policia e Tiranës, efektivët e Komisiariatit Nr.6 kanë shpallur në kërkim 30-vjeçaren E.D., pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj.
Çifti është në proces për zgjidhjen e martesës, ndërsa 30-vjeçarja akuzohet se ka marrë pa të drejtë fëmijën e tyre nga banesa familjare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasen E. D., 30 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj (me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës) se ka marrë pa të drejtë, nga banesa familjare, fëmijën e tyre. Punohet për kapjen e 30-vjeçares dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Komente
