FUSHË-KRUJË- Fisi Rraja është sërish protagonist i një sherri në Nikël të Fushë-Krujës. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pas një sherri me familjen Caca në Nikël. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se në kërkim është shpallur edhe Ariel Rraja, djali i Flamur Rrajës, njëherazi edhe nipi i ish-deputetit të PS.
Burimet sqarojnë se shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca. Ky i fundit merret kryesisht me prodhim gëlqereje në zonën e Niklës, ndërsa jeton në Tiranë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por lajmi u konfirmua nga burime të Shqiptarja.com.
Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit, rezulton edhe në kërkim për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi për guroren në Fushë-Krujë ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Flamur Rraja ishte protagonisti kryesor i dhunës ndaj dy kushërinjve, ku madje në videot e bëra publike atë kohë, ai shfaqej me pistoletë në dorë. Flamur Rraja qëllonte me grushte Bilbil Majën të shtrirë në tokë dhe me dorën tjetër mbante pistoletën mbi kokën e tij.
Disa anëtarë të fisit Rraja u përfshinë në dhunën barbare për guroren, mes tyre Falmur Rarja, vëllai tjetër Xhelal Rraja, si dhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja. Ky i fundit ishte ende deputet i PS kur ndodhi ngjarja e rëndë më korrik 2023. Dhuna barbare që solli reagime të shumta, pasoi edhe me dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS.
Shkak i dhunës ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish-deputetit, për të cilën dy kushërinjtë Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.
Flamur Rraja, në të djathtë me rreth të kuq me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023
Ore me duket se po i bini kot ne qaf ketyre Rrajave.Ata ashtu e kan mbiemrin dhe thjesht po bejne detyren
PërgjigjuKëta kanë ngel me huje ne kraha duke rrahur njerzit e shkret e hallexhijen që jan për bukën e gojes E Rrahmani del duke kërkuar vota për vajzën e vet sa më mar rrogën se punë e hall nuk të zgjidhë ky vetëm mbro vlezerit e vetë që të rrahin sa më shumë më shkopijt duke filluar nga djali ti që thohesh për ato nga borizanje një herë i ka ra në shkop, ai gjuajti si nderr se derra jan edhe këto që nuk ju kthehen këtyre, Kta dinë me zaptuar kret vendin me gurore me lumej me fabrika vetëm kta qe nuk din as me shkrujet e emrin e tyre
PërgjigjuMe keto shpalljet ne kerkim behen shume qesharake keto shefat e rames te policise. Gjithe qyteti I shef verdalle rrugeve ne kembe e me makina vetem keto nuk I shofin. Kapin ndonje hallexhi me dy doza ne xhepa qe punon jashte sistemit ndersa cunat e shefit I marrin lokalet mbare e prape. I keni cuar njerezit ne pike te fundit , shikojne cdo gje qe me drejtorat qe pasurohen Brenda dites ne cdo zyre te shtetit deri tek policia qe vetem e tille eshte. Nuk guxojne dot njerezit te cojne pak koken se te nisesh nje biznes ketu kushton me pak se sa kafet e gjobat qe duhet te paguash. Ju dhjefsha demokracine.
PërgjigjuLike Floririn e terhoqen zvarre se nuk eshte mbi ligiin,po Rrajat jane mbi ligjin, mbi qeverine, mbi prokurorine e tredhur dhe mbi kryeministrin. Shpartallimi i klanit mafioz dhe vrases Rraja si dhe konfiskimi i pasurive te krimit qe kane, do te bind shqiptaret qe askush nuk eshte mbi ligjin dhe se qeveria nuk mbeshtetet me nga bandat.
PërgjigjuJa ky eshte shteti qe ka bere Edi Rama per te cilin mburret ne Nju Jork.
PërgjigjuËshtë në kërkim por shpallet perseri në kërkim. Kuptoj, rrofte partia
PërgjigjuE gjithe kruja dhe fushe-kruja te rrethoje kete familje te degjeneruar dhe ti vrase te gjithe kush kapet ne shtepi ,,dhe shtepia te digjet...
Përgjigjunuk i gjen gje se kane Ramen. Ky do marri prap 7500 vote ne Nikel dhe F Kruje per gocen e Rrafmanit. Ishte Qifja iku dhe Rama futi cunin dhe dhendrin e vellait deputet. Prit se gati jane dhe kete here. Kush do I ndaloj Ilir Proda. Keto e vune drejtor ate
PërgjigjuQenkan fis aristokratesh keta rrahjat e Rames
PërgjigjuAjka e rilindjes ….
PërgjigjuPo pasurite pse nuk ja sekuestron Spaku ktyre Rrajave. PO hotelin tek rreth rrotullimi i rinasit gasme i pajtonit pse se sekuestrojne.lek gjaku duhet hequr nga dora e ktyne vrasesve
Përgjigju