Kronikë
Top 24

Shpallet tenderi për projektin e ri tek 'Shqiponja'

16 Qershor 2019, 09:16| Përditesimi: 16 Qershor 2019, 09:39

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli zyrtarisht në faqen e agjencisë së prokurimeve garën për ndërtimin e nënkalimit tek sheshi “Shqiponja” duke përcaktuar një fond limit 2.25 miliardë lekë ose rreth 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Sipas njoftimit të ARRSH, afti fundor për dorëzimin e ofertave është data 15 korrik dhe menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nis puna për ndërtimin e veprës në terren.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e shqiponjës, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “DH Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria e anuloi kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por autoriteti rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Projekti i ri mban të njëjtën vlerë si ai i mëparshmi, por në vend të mbikalimit, rrethrrotullimi “Shqiponja” shndërrohet në nënkalim. Një element i ri i këtij projekti është edhe tuneli përmes të cilit do bëhet dalja në Laprakë. Sipas bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës, projekti i ri i prezantuar për mbikalimin “Shqiponja” është miratuar nga këshilli teknik dhe ofron një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe hapësirat përreth veprës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?