Shpallet thirrja e parë për bashkëpunim universitet-biznes, rektori UBT-së: Bizneset të paguajnë studentët për kërkime! Ministrja: Vetëm 25% e kërkuesve tanë janë aktivë në projekte

4 Prill 2023, 16:42| Përditesimi: 4 Prill 2023, 16:48

  • Share

Është hapur për herë të parë thirrja për bashkëpunime me Universiteteve dhe Bizneseve në aktivitete të tilla si kërkimi shkencor. Kjo thirrje do të jetë e hapur deri më datë 28 prill dhe do tu shërbej për të shkëmbyer ide inovative për projekte të mëdha. Fondi fillestar për këtë financimin e projekteve të kërkimit shkencor pritet të jetë 20 milion lekë.

“Duhet ta pranojmë nga të dhënat rezulton që vetëm 25% e kërkuesve tanë janë aktivë në projekte kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë programit të kaluar kuadër të BE të programit horizont 40/40, 2014-2020 vetëm 55 projekte kërkimore shkencore kemi mundur të sjellim në Shqipëri nga ky program. Më në fund do të kemi një regjistër kombëtar , një regjistër shtetëror ku të gjitha universitetet apo institucionet kërkimore do të aplikojnë për t’u bërë pjesë. Çdo qytetar në Shqipëri duhet të njohë dhe ndjejë impaktin e kërkimit shkencor në jetën e tij. Që nga urgjenca mjedisore, klimaterike, shëndetësore, deri te sfidat e tregut të punës, ne nuk mund të bëjmë asnjë përparim pa shkencën dhe kërkimin. është që kërkimi shkencor të jetë një “veprimtari e hapur e konceptuar si një e mirë publike”.- u shpreh Kushi.

Kryetarja e Dhomave të tregtisë dhe Industrisë Ines Muçostepa tha se kjo thirrje po vjen në momentin e duhur për angazhimin e të rinjve në punë inovative dhe jo për t’i adresuar tek emigracioni.

 “Ka një periudhë kohe kur gjërat maturohen dhe tani mendoj që është momenti i duhur. O tani o jo më vonë. Punë e dyfishtë si për kërkimin shkencor ashtu edhe për bizneset , por sfida e sotme është që bizneset të jenë avantgard, e kërkon koha, e kërkojnë ato njerëz që po largohen duhet ti mbajmë këtu e kërkon zhvillimi i bizneseve.”- tha kryetarja e Dhomave të tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa.

Edhe universitetet kanë shfaqur interes për bashkëpunime të tilla. Rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku thotë se bashkëpunimet me bizneset për kërkime shkencore do të nxisin më shumë studentët.

 “Unë i bëj thirrje bizneseve private t’i kthejnë sytë nga universitetet sepse kanë shumë çfarë përfitojnë, por dhe ata të japin diçka në këmbim sepse sot pa paguar pa dhënë një kontribut financiar, nuk mund të marrësh outputet apo rezultatet kërkimore.”- u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektori i Universitetit Bujqësor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/04/2023 00:37

    Ne cilet biznese te bejne kerkime studentet,tek rrobaqepsite,kepucarite,firmat ndertuese,Call centers,ne lavazhe e pika riparimi makinash,punishte mesjetare ushqimesh,apo restorante e hotele,rezorte plazhi e fshati,apo agjencite e autobuzave e furgon-taksive?! Sepse vetem keto ka Shqiperia.Uzinat,fabrikat,kombinatet e laboratoret u shkaterruan,u vodhen,u cuan per skrap,ose ju ndryshua qellimi per te cilin ishin ngritur. Dhe cilet <<biznesmene>> do te paguajne studentet per kerkime?! Ata qe u bene /biznesmene/ se shiten e trafikuan droge e vajza dhe pastaj kaluan ne pallate e hotele,apo ata qe u bene /biznesmene/fale miqesise,ose te qenit afer me politikane kur u bene /privatizimet/ e mallit te shtetit,kur vetem shtet e ligjshmeri nuk kishte?! Cilet /bisnesmene/ do te paguajne studentet-ata qe s'paguajne sa duhet punetoret e nepunesit e tyre,apo ata qe japin gjysmen e taksave,apo deklarojne gjysmen e fitimit ne shtet?! Cilet /biznesmene/do te ishin te interesuar qe studentet te benin kerkime ne kompanite e sipermmarrjet e tyre e t'i paguanin ata per kete pune?-Ata qe u gdhine /barinj/e u ngrysen drejtora e sipermarres me nivel shkollor te dyshimte,apo ata qe u vene sepaten drufrutoreve e ullinjeve se nuk u shiten prodhimet e nenproduktet per nje ose dy vjet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?