TIRANË- Të enjten e 15 shkurtit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë për herë të parë Tiranën, duke u bërë kështu sekretari i 6-të amerikan i Shtetit që viziton zyrtarisht vendin tonë. Ai do të pritet nga kryeministrit Edi Rama e së bashku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.
Blinken, i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha në maj 2021, synon që përmes kësaj vizite të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. E prandaj, Blinken do të zhvillojë një takim 'kokë më kokë' më kreun e SPAK, Altin Dumanin. Ky takim vjen në një moment kur SPAK ka hapur çështje konkrete ndaj zyrtarëve dhe ish zyrtarëve më të lartë në vend, ndërsa jo pak janë edhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë.
Tirana do të jetë në masa të rrepta sigurie për shkak të kësaj vizite. Disa prej rrugëve të kryeqytetit do të bllokohen deri më largimin e Sekretarit Blinken për në Aeroportin “Nënë Tereza”, po brenda ditës së enjte kur do të niset drejt Munihut.
Nr. 2 i administratës amerikane do të zbresë në Rinas, ku nuk do të ketë asnjë deklaratë për media, por vetëm një pritje protokollare. Për arsye sigurie, orari i mbërritjes nuk është bërë ende me dije.
Blinken do të ketë edhe një takim me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë për t'i falënderuar, në përçimin dhe zbatimin e direktivave të DASH dhe përmbushjen një prej prioriteteve të administratës Biden, luftën ndaj korrupsionit në nivel global.
Në njoftimin e faqes zyrtare të DASH, shkruhet se gjatë kësaj vizite, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Blinken ka qenë jo pak aktiv edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke bërë thirrje të herë pas hershme për ç’tensionimin e situatës mes palëve.
Kjo është vizita e parë sekretarit Blinken në Shqipëri, pas së cilës do të udhëtojë për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut. Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare, pasi më parë në Tiranë kanë shkelur James Baker, Madeleine Albright, Collin Pëell, Hillary Clinton dhe John Kerry.
Teksa gjithnjë e më shumë vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri po konsiderohet si historike, kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta e quan ngjarje normale. Ai thotë se Blinken vjen në Tiranë njëjtë si shumë Sekretarë të tjerë të shtetit ndër vite.
'Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta.
A po bindeni npraktik,peshkatarët jan të durushëm dhe largë pamsa kur ti prangosin shpirtat në rrjetat e gjahut,u paguhet mundi,në kët bot ska kurgja të vdekun dhe falas,jeta vazhdon
PërgjigjuMas viteve 1900 deri ne 2024 ky megjith gru jan hajnat ma te mdhej te ktij veni qe si ka munsi ancora ka njerez qe ju shkojn mrapa!
PërgjigjuPopulli I 2 Marsit flet per percart, e kupton qe eshte "normale" qe ai te shkoje tek 7 penxheret!!!
PërgjigjuKy është ai që shpalli Sali nongratën të korruptuar familjarisht dhe kriminel vrasës të demokracisë. Ti je në defter tjetër.
PërgjigjuPo normale. Je i traumatizu nga grushti që morri Sali nongrata nga Blinken. Ty do të kërkojë falje që je tmerruar kot.
PërgjigjuTANI E KE TI RRADHEN PER NON GRATA O MARROCI I SKRAPARIT
PërgjigjuPanik nga fronti krimit dhe korrupsionit.
Like Spiuni, mos të vjen edhe ty Dekorata " Non Grada ", nga U S A dhe të mori lumi, edhe do thuash e korruptoi RAMA o Like Mavria, o hajduti Ordiner i Çepanit.
Përgjigju