TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar atletin me origjinë ruse, Matvei Petrov i cili nën flamurin kuqezi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës.
Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thkeson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta.
"Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta! Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer. Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve" - shkruan Meta.
Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë "kalë me doreza", duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik. Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë.
Ky e meriton , bashkë me Trajnerin nga një Dekoratë Mirënjohjeje!
Përgjigju