Monedhat

Ekonomi

Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

28 Nëntor 2024, 13:15| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 13:18

  • Share

Pasi Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912 i hapi rrugë ndërtimit të shtetit të pavarur dhe institucioneve kombëtare, përfshirë strukturat monetare dhe bankare.

Në përkujtim të kësaj dite historike për kombin, në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi serinë e monedhave përkujtimore me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”.

Monedhat përmbajnë simbole të tilla si: portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912 dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878.

BSH-ja ka njoftura se monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 29/11/2024 07:41

    Po cmimin e monedhave qe shiten pse se vini

    Përgjigju
  • Adam Smith: 28/11/2024 13:52

    Po Banka e Shqipërisë duhet të prodhojë edhe Monedha Jubilare për qarkullim të përditshëm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?