Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku për lidhjen mes shpalljes së tij ‘non grata’ nga Britania e Madhe dhe luftës kundër korrupsionit, Berisha tha se vendimi është financuar nga mafia.
“Unë e theksova që të pretendosh se Lufton korrupsionin me një rast të 14 viteve më parë, të hetuar nga kundërshtarët publikë të Sali Berishës është një ndihmë e madhe që i bëhet korrupsionit. Është mafia shqiptare ajo që e sponsorizon dhe suporton diçka të tillë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç
K.T.//ReportTv.al