Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova dëboi gazetaren ruse, Daria Almaova.
Grenell e ka cilësuar deklaratën e bërë nga Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, si “nxitje për urrejtje”.
Sipas tij, shpallja non-grata është një precedent i tmerrshëm, pasi çdo vend ka të drejtë të dëbojë dhe shpallë non-grata zyrtarët e Kosovës në të ardhmen..
“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, u shpreh Grenell, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër çdo lloj mase reciprociteti me Serbinë që Kosova synon ta vendos.
Lajmi kryesor:
Kosova shpall ‘non grata’ spiunen ruse, Sveçla: I ndalohet hyrja për 5 vite në territorin tonë
D.GJ/ReportTv.al