Shpartallimi i opozitës më 14 maj/ Varaku: Berisha u vra politikisht! Gurra: Për 2-3 muaj të ketë përpjekje për bashkim të PD! Burimi: Del nga kriza prej referendumit të brendshëm

22 Maj 2023, 21:38| Përditesimi: 23 Maj 2023, 07:27

  • Share

Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë dhe si mund të zgjidhet ngërçi.

Analisti Redi Varaku tha se Sali Berisha është vrarë politikisht më 14 maj ndaj duhet t’i bindet refuzimit popullor.

“Opozita ka qenë arsyeja kryesore e këtij dështimi spektakolar. Mënyra si u paraqit përçonte një lloj pesimizmi te qytetarët. SHBA shënjestruan korrupsionin brenda PD. 14 maj ishte momneti final. Nëse këto zgjedhje do të realizojnë eliminimin e korrupsionin, embrioni do të rritet e do bëhet konkurruese. Këto zgjedhje tregojnë se Berisha nuk është zgjidhja. Këto zgjedhje e kanë vrarë politikisht. T’i bindet refuzimit të madh popullor të 14 majit”, tha Redi Varaku.

Gazetari Hysni Gurra thotë se përpjekjet për bashkim duhet të ezaurohen brenda 2-3 muajsh dhe në rast se nuk realizohen, sugjeron që Berisha të krijojë parti të re.

“Mendoj që politikanët duhet t’i nxjerrë vota e qytetarëve ose drejtësia kur ka prova. Pjesa tjetër është banale dhe s’merrem më me këtë pjesë. Në zgjedhjet e fundit kemi kryetar partie që është non grata nga SHBA. Rikthimi i Bashës është në dorën e tij, rezultati bazik për zgjedhjet lokale janë votat e kandidatëve. Kandidatët e koalicionit kanë marrë mbi 500 mijë vota, për votat e këshillit, PSD është me rritjen më të madhe. Brenda 2-3 muajsh duhet të ezaurohen përpjekjet për bashkim. Nëse nuk realizohen, logoja të vijojë rrugën e saj, Berisha të krijojë parti të re e të konkurrojë në 2025. Por nuk ka më kohë”, tha Hysni Gurra.

Gazetari Genc Burimi, në një lidhje me skype nga Parisi sugjeroi që të rregullohen me ugjencë gabimet që rendit OSBE-ODIHR për mënyrën si zhvillohen zgjedhjet. Sipas tij, Berisha është lider i opozitës që mund të rrëzohet vetëm nga militantët.

“Ke një opozitë që cilëson kryeministrin si monstër, ke OSBE që thotë se përsëriten gabimet si presioni në administratë, presioni në qendra votimi nga persona të paautorizuar dhe shitblerje vote. I bëj thirrje Berishës që të gjithë denoncimet t’ia çoje drejtësisë dhe të presim se çfarë ka ndodhur apo janë thjesht gjëra imagjinare. Faktori kryesor që të bën të hapësh sytë janë SHBA me vendimet e tyre të pamatur, shpallën ‘non grata’ Berishën pa një dosje që të lejonte drejtësinë të vepronte. U shpall ‘non grata’ dhe nga ai moment sollën zgjedhjet në Shqipëri. SHBA të pranojnë që në Shqipëri të kenë këtë opozitë copë copë. Duhen parë kur do rregullohen gabimet e qeverisë që thotë OSBE. Sarkozy e hoqën militantët. Nuk shoh mënyrë tjetër për të dalë nga kriza veçse nga referendumi i brenshdëm. Ky u bë 2 herë, më 14 maj dhe 6 mars. E tregoi se është më mirë se krahu tjetër. Në 14 maj u provua përballja e opozitës me qeverinë dhe referendumi i brendshëm i partinë. Kjo nxori që Rama është i pathyeshëm dhe që numri 1 në opozitë është Berisha”, tha Burimi.

Edhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu thotë se është domosdoshmëri që opozita të riformohet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?