Kultura

Shpat Deda në Tiranë për javën kombëtare: Ne jemi një

25 Nëntor 2023, 17:12| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 17:17

  • Share

Është një prej kantautorëve më të pëlqyer në trojet tona. Shqiptarin e Kosovës, Shpat Dedën, e rikthen në Tiranë Java Kulturore Kombëtare. Qendra Kulturore pranë Katedrales Ortodokse mirëpret koncertin e tij këtë fundjavë...

Rrugëton në krijimtarinë e tij përmes poezisë e tingullit. Me emocione por edhe batuta, rrëmben publikun me vete prej albumit të parë, përmes këngës “Në shpirt më ka rrit”...

Këngët e tij sjellin përmes fjalës poetike, përjetime personale reflektime dhe mesazhe. Si në albumin e tretë “Rrugës”, ku këtë mbrëmje speciale këngën “Njerëzit e tij” ia dedikon bendit që e shoqëron.

Java Kombëtare do të vijojë deri në fund të muajit me një sërë aktivitetesh që promovojnë kulturën e trashëgiminë tonë.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?