Shpat Kasapi dhe bashkëshortja Selvija

Shpat Kasapi dhe Selvija bëhen prindër për herë të parë, ja emri që kanë zgjedhur për djalin e tyre

24 Janar 2022, 18:50| Përditesimi: 24 Janar 2022, 18:53

  • Share

Këngëtari Shpat Kasapi dhe Selvija janë bërë prindër për herë të parë. Në rrjete sociale ata kanë postuar edhe një foto ndërsa mësohet se djalit i kanë vendosur emrin Roel.

Çifti, tashmë më të lumtur se kurrë për ardhjen në jetë të djalit të tyre shprehen se udhëtimi i tyre filloi 9 muaj më parë, kur Roeli ishte ende në zhvillimet e tij të para.

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i spitalit ku lindi, si engjëlli i tij mbrojtës. Faleminderit stafit që u përkujdesën per engjullin tonë,- ka shkruar Shpat Kasapi në rrjete sociale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?