Rrezikon të shkëputet shpati i malit në Pogradec, banorët: Kemi frikë të kalojmë, rrezik nga gurët

16 Shkurt 2020, 16:20| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 16:58

  • Share

Edhe pse kanë kaluar vite që nga punimet në rrugën kryesore të qytetit të Pogradecit, vibrimet gjatë punimeve dhe mosmarrja në konsideratë e studimeve gjeologjike mbi rreziqet që paraqesin shpatet në anë të rrugës, kanë sjellë sot një problem shqetësues për kalimtarët dhe drejtuesit të mjeteve që vjen nga shembja e ndarësve të betonit. Çdo kush mund të përballet me ketë rrezik sapo hyn në qytetin e Pogradecit në unazën kryesore të tij, ku dhe qarkullimi është i shpeshtë në çdo orar të ditës.

Një nga qytetarët pohon rrezikun që i kanoset jo vetëm atij por të gjithë drejtuesve të mjeteve që e kanë të përditshme këtë rrugë. Ai ndër të tjera shton se kjo situatë kërkon një zgjidhje të menjëhershme. "Pjesa këtu dihet është shumë e rrezikshme, po të kalosh këtu si dihet se rrëzohet një gurë, është tepër e rrezikshme" tha një qytetar. Nga ana tjetër Paskalino Ziko nënkryetar i bashkisë Pogradec pranon këtë problem dhe bën me dije se bashkia ka gati një projekt, i cili shumë shpejt pritet të financohet nga qeveria shqiptare.

"Është një problematikë prej vitesh në atë zonë në hyrje të qytetit është një shkëmb që është në rrezik shembje. Nga ana e Bashkisë janë marrë të gjitha masat për evitimin e lëvizjes në atë zonë. Kemi dërguar shkresat për ndërhyrjen në këtë zonë, kemi gati projektin e zbatimit në këtë pjesë. Fondi për këtë projekt është i papërballueshëm nga ana e bashkisë prandaj kemi kërkuar investim nga ana e qeverisë", tha Paskalino Ziko. Bashkia e Pogradecit edhe pse është në pritje të një projekti, ka hedhur hapin e parë duke marrë masa dhe ka bllokuar korsinë në krah të shpatit që rrezikon shembje të betonit.

Bllokimi i korsisë në unazën e Pogradecit në pjesën që rrezikon të shembet shpati i malit

Komento

Komente

  • Gjeço: 17/02/2020 08:53

    E shkaterruan kete qytet të bukur, fshataret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?