Në kohën kur kultura është zhvendosur ‘online’, pasi nga karantina artistët vazhdimisht kanë sjellë për publikun, muzikë, shfaqje, koncerte, Drejtori I Teatrti Kombëtar jep një lajm të mirë, se së shpejti do të kemi një shfaqje virtuale shumë të veçantë.
Koronavirus vërtet na ka ndarë fizikisht, por aktorët e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do të vijnë në një shfaqje të përbashkët virtuale, e cila sipas drejtorit të TK është ende një ide, e cila shumë shpejt do të konkretizohet.
“Po komunikoja me dy miqtë e mi, regjisorin nga Maqedonia Qendrim Rijani dhe tjetri nga Kosova, Ilir Bokshi për një ide që kemi në ajër akoma, por mund ta konkretizojmë shpejt për 3 teatrot së bashku, Teatrin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në rrjetet sociale”, tregon Çuli.
Në një kohë kur “Show must go on” ka bërë që TK të vijojë të dhurojë shfaqje edhe në karantinë, drejtori Hervin Çuli ka sjellë një format virtual ku ndjekësit njohin më mirë aktorët e teatrit nëpërmjet intervistave të tij.
Një formë e re kjo në fakt e mënyrës sesi i shohim aktorët, jashtë nga kornizat e interpretimeve të veprave të ndryshme.
Po a do të intervistojë të gjithë aktorët Çuli, apo do të ketë filtra në bazë të marrëdhënieve personale?
I pyetur nga gazetarja Suada Daci në “Rreze Dielli” ai thotë se debati për teatrin ka qenë gjithnjë aktiv dhe se asnjë ngelje hatri nuk do të kushtëzonte punën.
“Unë besoj që pjesa që ka lidhje me debatin brenda teatrit ka qenë aktive dhe kam patur debate mekolegët, me të cilët kemi inteligjencën dhe mirëkuptimin të ecim përpara. E vërteta nuk I përket vetëm njërit krah, por të dyve, ndaj nuk besoj se hatërmbetjet do të na kushtëzonin punën” shprehet drejtori i Teatrit Kombëtar.
Lajmi kryesor:
Koronavirus na ka ndarë, por arti po na bashkon! Artistët interpretime të zgjedhura, muzikë dhe dashuri nga shtëpitë e tyre
D.M./ReportTv.al