'Shpejt' shpejt'... arrestohet i ‘forti’ i Elbasanit, momenti kur futet në Range Roverin e policisë (VIDEO)

29 Qershor 2022, 15:29| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 15:43

  • Share

ELBASAN- 'Shpejt' shpejt' dëgjohen teksa thërrasin efektivët e policisë së Elbasanit, teksa fusin në Range Roverin e Policisë, një të arrestuar. Ai është Thanas Beko, një njeri me precedent penal. Arrestimi i tij është bërë në qendër të qytetit, ku burime thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.

Report tv ka siguruar momentin  e ndalimit të Thanas Bekos  sot, i cili sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për t’u marrë në pyetje.

Kush është Thanas Beko? 
Thanas Beko njihet në qytetin e Elbasanit, si person me precedentë penalë, konsumator i lëndëve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko, pronarit të disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij.

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtareje në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas, sepse kishte thyer e masën e sigurisë. Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

Thanas Beko

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thanasi: 30/06/2022 22:16

    Jam thanasi po' ckeni me mua, pastaj jeni harruar qe jam dhe hajdut delesh

    Përgjigju
    • Enea: 01/05/2024 23:03

      Hahahahaha e te copan spaskan lan gja pa than...pupupu Jo qimen trra por na shum akoma mjer ato qe ste njofin dhe u besojn ktyre budalluqeve qe shkrujn

  • Gallat: 29/06/2022 18:52

    Skisha degjuar ndonjeher gangester me emer thanas cudi ..gangester thanasi hahaha

    Përgjigju
  • Anonim: 29/06/2022 18:09

    GJYQTARET PLEHRA SE KAN NJESOJ SI KRIMINELET ,

    Përgjigju
  • Beni: 29/06/2022 17:32

    Hiqe ate tellllll.a qr se hoqen njehere kte ves policet.Ju duket tel si arme

    Përgjigju
  • Kavaja: 29/06/2022 15:49

    Gjyqtare te ndyre . Policet e kavajes i mbajn ne burg se ju var hajduti ne dhomat e burgut . Kete e nxjerrin arrest shpia grabitesin dhe pengmarresin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?