Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Policia rrugore bën ‘bilancin’ (VIDEO)

28 Korrik, 10:11| Përditesimi: 28 Korrik, 17:43

  • Share

TIRANË- Përgjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 9.207 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Kryesisht bëhet fjalë për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosja e rripit të sigurimit.

Ndërsa numri më i lartë të gjobave është vendosur për qëndrim të gabuar, 5 247 gjoba. Ndërkohë, kemi 17 arrestime dhe procedime penale dhe 13 pezullime lejesh drejtimi për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. 

Bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës

17 Arrestime dhe procedime penale

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

6 persona për pa leje drejtimi.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”

2 persona u procedua për korupsion aktiv.

Masat administrative

9.207 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,315 në ditë.

129 masa për xhama të zinj.

759 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

471 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

702 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

571 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

5.247 masa për qëndrim të gabuar.

828 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime

13 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

46 raste për tejkalim shpejtësie.

27 raste të ndryshme 

7 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Më shumë: 28/07/2024 11:36

    Rrisni shumat gjobave. Bëjini si në Londër ose Zyrih, se atje nuk bëjnë kështu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?