Shpejtësi dhe alkool në timon, policia arreston 20 shoferë në Tiranë, pezullohen 139 patenta

15 Qershor 2020, 18:47| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 18:53

  • Share

Gjatë javës që lamë pas 20 drejtues mjetesh u arrestuan, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të pa pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore thotë se krahas masave kundër COVID-19 kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë rrezik për aksidentet rrugore.

"Janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme. Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).  Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat. Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu sipas policisë janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit. Apeli i policisë për drejtuesit e mjeteve është që të mos drejtojnë makinën në efektin e alkoolit dhe të respektojnë shpejtësinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 16/06/2020 07:02

    Shqepini, mos u a jepni më patentat derisa gjysëmnjerëzit të behen njerëz, shqepini se po vrasin njerëz të pafajshëm çdo ditë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?