Policia masa të rrepta për fundvit, qindra gjoba për drejtuesit e mjeteve! Nga drift në rrugë deri të prishje e qetësisë prej 'marmitave' sportive, e pësojnë shkelësit

29 Dhjetor 2021, 13:41| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 13:47

  • Share

Gjatë ditëve të fundit policia rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet duke ndëshkuar shoferët e pabindur që bënë në rrezik jetën e njerëzve.

Si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit, janë evidentuar dhe arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi.

Policia ditët e fundit te vitit  ka ndëshkuar me gjobë 179 drejtues mjetës:

Janë ndëshkuar me masë administrative me nga 20.000 lekë të rinj secili, 8 drejtues mjetesh që bënin drift në Bulevardin e Ri, në bulevardin “Migjeni” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

•Janë evidentuar, ndjekur dhe kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke bërë gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 10 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative me nga 40.000 lekë të rinj secili.

•Janë ndëshkuar me nga 30.000 lekë secili, 24 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit.

•Janë ndëshkuar me nga 7.000 deri në 10.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit 6 muaj secili, 14 drejtues mjetesh, për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo më keq akoma, në timon.

•Janë vendosur 123 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Janë bllokuar 8 mjete luksoze, për mungesë të dokumentacionit, ndërsa janë pezulluar 30 leje drejtimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?